Site icon Telegrafi

“A e din”, lansohet bashkëpunimi mes DJ PM, DJ Dagz dhe S4MM

(Foto: YouTube/S4MM)

Në vazhdën e bashkëpunimeve të suksesshme, DJ PM dhe DJ Dagz, kanë zgjedhur që në projektin e radhës ta ftojnë reperin S4MM.

“A e din” titullohet kënga e re, të cilën e kanë shoqëruar me një video muzikore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për DJ PM dhe DJ Dagz

Tekstin e ka shkruar ylli nga Tetova, Samir Selimi, ndërsa projekti është prodhim i DJ PM, DJ Dagz dhe Don Gima.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni XL Films.

Nga projektet e fundit të DJ PM dhe DJ Dagz ishte bashkëpunimi me Lindonin, “Hallall e ke”, që u lansua në muajin shkurt.

Kënga u prit shumë mirë, ndërsa videoja muzikore e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për S4MM

Nga ana tjetër, kanë kaluar vetëm dy javë prej se S4MM e lansoi videoklipin e këngës “Aye Aye” që është pritur shumë mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version