Hakim Ziyech do të largoget nga Ajaxi gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mesfushori maroken ka bërë një sezontë jashtëzakonshëm me fanellën e kampionëve të Holandës.
Ziyech ka shkëlqyer këtë edicion, ku në 48 ndeshje zyrtare ka shënuar 21 gola e ka bërë 24 asistime.
26-vjeçari brenda këtij muaji pritet të nënshkruaj me skuadrën e re.
Kërkesat për të nuk mungojnë, pasi skuadrat si Arsenal, Liverpool, Roma, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund e duan atë.
Ajaxi është pajtuar ta lë të lirë yllin e tyre dhe tanimë i ka caktuar një çmim largimi prej 40 milionë euro.
Ziyech preferon njërën nga skuadrat Romën dhe Arsenal, pasi të dyja këto kanë shfaqur interesin më të madh për të. /Telegrafi/