Site icon Telegrafi

E ardhmja e Pulisic në Serie A, Chelsea mund ta përfshijë në marrëveshje shkëmbimi amerikanin

Christian Pulisic vazhdon të ketë të ardhmen e tij të paqartë nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Chelsea.

Sulmuesi amerikan nuk është një titullar i rregullt te londinezët dhe largimi i tij nga Stamford Bridges qysh në afatin kalimtar dimërorë është mëse i mundshëm.

24-vjeçari ka vetëm dy ndeshje si titullar nga 11 gjithsej duke kontribuar me vetëm një gol të shënuar çka që te Chelsea kontributi i tij po konsiderohet i vogël.

Calciomercato ka raportuar se e ardhmja e amerikanit mund të jetë në elitën e futbollit italian Serie A, ku tre gjigantët Juventus, Milan e Roma janë të interesuara për shërbimet e tij.

Chelsea mund ta përfshijë edhe në një marrëveshje shkëmbimi Pulisicin, pasi londinezët kanë disa futbollistë të preferuar në Itali.

Nicolo Zaniolo ose Rafael Leao janë dy objektivat e Chelseat për repartin ofensivë dhe sipas Calcionercatoa londinezët mund ta përfshijnë amerikanin në oferta drejtuar Romës dhe Milanit.

Juventus nga ana tjetër kërkon huazimin e Pulisic me mundësi blerje në fund të sezonit 2022/23.

Pulisic iu bashkua Chelseat tre vite më parë nga Borussia Dortmund për shumën e 64 milionë eurove, derisa tani gjiganti anglez është gati ta lë të lirë të largohet për 45 milionë. /Telegrafi/

Exit mobile version