Telegrafi

E ardhmja e Marcus Thuram mes Serie A dhe La Ligas

Marcus Thuram ka vendosur të largohet nga Borussia Moenchegladbach në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin gjerman dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Duke parë që është futbollist i lirë në fund të sezonit, skuadrat e mëdha evropiane janë vënë pas tij.

Agjenti i lojtarit qysh tani është i lirë të bisedoj me klubet e interesuara dhe interesimi për Thuram nuk mungon.

Sport Bild ka raportuar se e ardhmja e sulmuesit është mes kampionatit italian Serie A dhe atij spanjoll La Liga.

Milan, Inter, Atletico Madrid dhe Barcelona shihen si skuadrat favorite për të nënshkruar me reprezentuesin francez.

25-vjeçari këtë edicion ka shpërthyer ku në 20 ndeshje zyrtare ka realizuar 13 gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Gjithsesi në garë për të janë edhe Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Newcastle United, por dy skuadrat spanjolle dhe dy italiane po shihen si më favorite për të nënshkruar me të. /Telegrafi/