Interi është duke pritur që Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa të vendosë ndërmjet Benfica, Las Palmas dhe PSV Eindhoven.
Braziliani duhet të huazohet te një klub tjetër këtë verë, pasi dështoi të linte përshtypje te Nerazzurrët, të cilët shpenzuan 29.5 milionë euro kur e transferuan nga Santosi.
Edhe pse që disa muaj klubi ia ka bërë të qartë lojtarit se duhet të luajë diku tjetër, ka mbetur që gjithçka të vendoset në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Gabigol duhet t’i bëjë vendimet e veta”, ka thënë drejtori i Interit, Walter Sabatini.
Sipas Sky Sport Italia, janë tri opsione në Portugali (Benfica), në Spanjë (Las Palmas) dhe në Holandë (PSV). /Telegrafi/