Telegrafi

E ardhmja e Firminos në Serie A, katër top klubet pas tij

Roberto Firmino është përshëndetur tanimë me tifozët e Liverpoolit, edhe pse do të luaj edhe një ndeshje me fanellën e The Reds.

Sulmuesi brazilian do të largohet nga Anfield pas tetë viteve qëndrim dhe është gati për një aventurë të re.

Emri i tij është lidhur me shumë skuadra deri më tani, por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Serie A.

Calciomercato ka raprotuar se katër top klubet italiane, Roma, Inter, Milan dhe Juventus janë duke biseduar me agjentët e Firminos i cili është një futbollist i lirë në fund të sezonit.

31-vjeçari përkundër se nuk ka qenë titullar, këtë edicion ka shkëlqyer me 12 gola e pesë asistime në 34 ndeshje.

Lexo po ashtu Klopp flet për lamtumirën e Firminos dhe Milnerit nga Liverpooli: Futbollistë që kanë histori të mrekullueshme

Braziliani i është ofruar edhe Barcelonës dhe Real Madridit, por duket se dy skuadrat spanjolle nuk e kanë në plan të nënshkruajnë me të.

Gjithsesi Serie A mbetet një opsion shumë i mirë dhe mbetet të shihet se cila skuadër do ta fitoj garë për të. /Telegrafi/