Telegrafi

Dzeko pritet t’i bashkohet Interit, Abraham ose Isak do ta zëvendësojnë boshnjakun te Roma

Roma ka lejuar largimin e Edin Dzekos në drejtim të Interit.

Dy skuadrat e mëdha italiane kanë arritur marrëveshje, derisa zyrtarizimi tanimë është çështje ditësh.

Giallorosët janë hedhur në sulm për ta gjetur një zëvendësues të boshnjakut, derisa ëndrra e madhe mbetet Mauro Icardi.

Por argjentinasi është shumë i vështirë për tu arritur dhe Roma po shikon të tjera mundësi.

Tammy Abraham i Chelseat ose Alexander Isak i Real Sociedad janë dy nga kandidatët për ta zëvendësuar Dzekon.

Të dy sulmuesit shtatlartë kanë çmim të njëjtë pasi vlerësohen rreth 35 milionë euro nga skuadrat e tyre.

Jose Mourinho i pëlqen të dy si suedezin ashtu edhe anglezin dhe njëri nga ta mund të transferohet gjatë kësaj jave në Olimpico. /Telegrafi/