Telegrafi

Dzeko drejt rikthimit në Bundesliga, tri skuadra gjermane rivalizojnë Interin për boshnjakun

Edin Dzeko (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Edin Dzeko do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi boshnjak është në pritje të një kontrate të re nga Roma, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Dzeko është lodhur nga pritja dhe pas katër viteve të kaluara në Romë po mendon largimin.

Inter mbetet njëra nga skuadrat më favorite për të nënshkruar me ‘bomberin’ boshnjak.

Gjithashtu edhe skuadra angleze West Ham United ka shfaqur interesim për rikthimin e Dzekos në Ligën Premier.

Por së fundmi lajmet e fundit nga Gjermania kanë raportuar se e ardhmja e Dzekos do të jetë në Bundesliga.

Edin Dzeko. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në fakt flitet për një rikthim të boshnjakut, pasi nga viti 2007 deri në 2011 ishte pjesë e Wolfsburg.

Është pikërisht ish-skuadra e tij Wolfsburg si dhe RB Leipzig e Borussia Dortmund që po kërkojnë shërbimet e tij.

Roma është gati ta lë të lirë numrin nëntë të saj nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/