Telegrafi

Dyshohet se keqtrajtoi tre fëmijët e saj, arrestohet një grua në Podujevë e më pas lirohet në procedurë të rregullt

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Podujevë, ku dyshohet se një grua ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.

Rasti ka ndodhur më 21 janar 2024.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/