Telegrafi

Dybala: Më vjen mirë të krahasohem me Messin, por vështirë të arrihen nivelet e tij

Pavarësisht se e vlerëson Barcelonën sërish një skuadër të fortë edhe pas largimit të Neymar, Paulo Dybala shprehet se Juventusi do të luajë për fitore mbrëmjen e nesërme në sfidën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para takimit me Barcelonën, argjentiasi është i ndërgjegjshëm që kampionët e Italisë i pret një sfidë e vështirë ditën e nesërme, por kërkon që ta nisë me një fitore rrugëtimin e këtij sezoni në LK.

Lexo po ashtu Barça – Juve: Formacionet e mundshme, sfida e madhe Messi – Dybala

“Ne e dimë që do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë, por do të japim maksimumin. Nëse do të marrim një rezultat pozitiv, atëherë do të jetë gjithçka më e lehtë faza e grupeve. Kjo nuk do të jetë vetëm një sfidë Messi – Dybala”.

“Është mirë të krahasohem me dikë si ai, por është e vështirë të arrihen nivelet e Messit. Por unë punoj çdo ditë për t’u përmirësuar dhe nuk e krahasoj veten me askënd”, tha Dybala.

Sa i përket largimit të Neymar nga Barça, Dybala shprehet se nuk i ka dëmtuar aspak spanjollët. “Ata janë bërë edhe më të fortë dhe këtë e kanë treguar në këtë fillim sezoni në La Liga”, tha argjentinasi. /TCh/