Telegrafi

Dybala thërret Barçën? Argjentinasi nënshkruan fanellën e klubit spanjoll (Video)

Barcelona dhe Juventusi u takuan në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.

Në qendër të këtij takimi edhe Paulo Dybala, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.

Argjentinasi vazhdon të kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe në rast të largimit të Neymar drejt Paris Saint Germainit, atëherë gjasat që ai të transferohet në Camp Nou janë edhe më të mëdha.

Zërat janë shtuar edhe më shumë kur ylli i Zonjës së Vjetër ka nënshkruar fanellën e klubit spanjoll për një tifoz.

E gjitha kjo në miqësoren që përfundoi 1-2 për Barcelonën. /Telegrafi/