Telegrafi

Dybala plotëson ëndrrën e tij, luajti së bashku me Messin

Paulo Dybala ka deklaruar se të luaj me Lionel Messin ishte një ëndërr e tij e kamotshme.

Sulmuesi argjentinas ka plotësuar ëndrrën e tij, që të luaj me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Kjo pasi, ishin dyshe e sulmuesit në kombëtaren argjentinase, në ndeshjen ndaj Uruguait, të fituar 1-0, pikërisht me golin e Messit.

Lexo po ashtu Messi thyen edhe një rekord me Barcelonën (Foto)

“Unë kurrë nuk kisha luajtur me përpara me Messin”, ka deklaruar fillimisht Dybala.

“Kjo ishte ëndrra ime dhe unë isha në gjendje për të arritur atë”, përfundoi sulmuesi i Juventusit. /Telegrafi/