Paulo Dybala ka deklaruar se të luaj me Lionel Messin ishte një ëndërr e tij e kamotshme.
Sulmuesi argjentinas ka plotësuar ëndrrën e tij, që të luaj me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.
Kjo pasi, ishin dyshe e sulmuesit në kombëtaren argjentinase, në ndeshjen ndaj Uruguait, të fituar 1-0, pikërisht me golin e Messit.
“Unë kurrë nuk kisha luajtur me përpara me Messin”, ka deklaruar fillimisht Dybala.
“Kjo ishte ëndrra ime dhe unë isha në gjendje për të arritur atë”, përfundoi sulmuesi i Juventusit. /Telegrafi/