Paulo Dybala me shumë gjasë nuk do të jetë lojtar i Juventusit sezonin e ardhshëm, pasi është emri më i lakuar për largim.
Sulmuesi argjentinas u zëvendësua vetëm pas 45 minutash në takimin kundër Ajaxit në Ligën e Kampionëve, shkaku i një dëmtimit që do ta lërë jashtë edhe për disa javë.
Por argjentinasi shumë shpesh ka qenë këtë edicion në bankën rezervë, duke treguar se nuk është më lojtar i paprekshëm për Max Allegrin.
Numri 10 i “Zonjës së Vjetër” është nxjerrë në shitje.
Por më shumë në ditët e fundit flitet për një shkëmbim mes tij dhe Mauro Icardit të Interit.
Ka qenë Interi që ka bërë oferta për lojtarin, por ai ka refuzuar kalimin.
Juventusi nuk pranon çmim nën 100 milionë euro për të, ndërsa lojtari në rast largimi nuk pranon të mbetet më në Itali. /Telegrafi/