Site icon Telegrafi

Dybala mund ta refuzojë kalimin te Barcelona shkaku i pozitës ku luan

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja shkruajnë se Paulo Dybala do ta refuzojë një ofertë të Barcelonës. 

Blaugranat janë afër shitjes së Neymarit te Paris Saint-Germain për një rekord botëror prej 222 milionë eurove.

Dybala shihet si një nga më të preferuarit për ta zëvendësuar  brazilianin.

Sipas Mundo Deportivos, Barça ende nuk e ka kontaktuar ‘La Joyan’.

Dybala mund ta refuzojë ofertën, pasi ai nuk është pasardhës natyral i Neymar, pasi mund të luajë si sulmues i dytë dhe në pozitën ku aktualisht luan Lionel Messi.

Ndërsa AS rrëzon poshtë atë që shkruan Mundo Deportivo, duke shkruar se Juve janë dakord që lojtari të largohet drejt Barçës për 120 milionë euro.

Por edhe sipas AS lojtari mund ta refuzojë kalimin te ky klub./Telegrafi/

Exit mobile version