Site icon Telegrafi

Dybala tregon momentin e vështirë kur shkoi të sqarohet me Messin

Paulo Dybala ka treguar se ka tentuar ta sqarojë intervistën e tij para disa muajsh ku kishte thënë se është e vështirë të luash me Lionel Messin.

Por ylli me numrin 10 te Argjentina nuk e la as të flas, pasi e ka ditur saktësisht që Dybala nuk ka pasur asnjë tendencë në ato fjalë.

Madhje Dybala e zbulon faktin që Messi ka qeshur me të.

“Sapo arrita në ekipin kombëtar shkova të takohesha me të. I thash ‘Leo…’ dhe ai filloi të qesh me mua, pasi ai e kishte kuptuar tashmë”.

Lexo po ashtu Dybala: Unë dhe Messi jemi të ndryshëm

“Isha i çliruar pasi nuk kisha nevojë të sqarohesha për asgjë. Nuk kishte se për farë të fliste.  Ishin pesë apo dhjetë sekonda dhe ai më tha që të rrijë i qitë dhe nuk ka asnjë keqkuptim mes tij dhe meje”.

Dybala tregon madhështinë e Messit

Dybala sqaron edhe si ndodhi deri te ajo përgjigje në intervistën e TyC Sports.

“Ishin 22 pyetje dhe 18 ishin në lidhje me Messin”, tregon Dybala.

“Thash fjalë shumë të mirë për të në 17 pyetje, dhe se e konsideroja një idol”.

Lexo po ashtu Del Piero poston një fotografi me tre yjet e Argjentinës dhe ka një pyetje interesante për tifozët e futbollit (Foto)

“U keqkuptua dhe kjo më lëndoi mua”, ka mbyllur rrëfimin e tij Dybala.

Dyshja janë së bashku në Rusi për një ndeshje miqësore dhe përgatitje për Kupën e Botës. /Telegrafi/  

Exit mobile version