Paulo Dybala këmbëngul se nuk kishte asnjë shans për ta bashkuar me Barcelonën, pasi ai ka thënë gjithmonë se do të qëndrojë në Juventus.
Sulmuesi argjentinas ka pasur një sezon të madh të parë në Torino, duke çuar në thashethemet se ai mund të bëjë një dalje të shpejtë drejt Katalunisë këtë verë.
Megjithatë, këto thashetheme i ka mohuar ish-sulmuesi i Palermos, duke thënë se dëshira e tij është të qëndroj te Juve, teksa për interesimin e Barcelonës ka thënë që ishte vetëm fjalë.
“Interesimi i Barcelonës ishte vetëm fjalë”, ka thënë Dybala Radio për Metro951, transmeton Telegrafi.
“Unë gjithmonë kam thënë se ishte e drejtë të qëndroj në Torino. Nuk doja të isha zgjedhja e katërt e sulmit atje”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/