Telegrafi

Dybala kthehet në Torino, gati takimi me Sarrin për të ardhmen

Paulo Dybala është rikthyer nga pushimet dhe tani gjendet në Torino, para se t’i bashkohet Juventusit në stërvitje.

Sulmuesi argjentinas ishte deri më tani me pushime, pasi ishte i impenjuar me kombëtaren në Copa America.

Gjatë këtyre javëve e ardhmja e tij ka qenë shumë e diskutuar dhe është folur shumë për një kalim të tij te Manchester Unitedi në këmbim të Romelu Lukakut.

Lexo po ashtu Drejtori i Juves dhe agjenti i Lukakut udhëtojnë në Angli për shkëmbimin e belgut me Dybalan

Tani mediat italiane kanë publikuar video ku Dybala shihet teksa arrin në Torino për bisedime me trajnerin e Juventusit, Sarri.

Dybala nuk foli me asnjë reporter ndërsa hyri në një makinë dhe u nis për në objektin e J-Medical të Juves, ku ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.

Pas kësaj, sulmuesi do të takohet për herë të parë me trajnerin Sarri, me të ardhmen e tij që ka të ngjarë të jetë një temë e nxehtë.

Ndërkohë, negociatat midis Unitedit dhe Bianconerëve po vazhdojnë në Londër për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin 25-vjeçarin dhe Lukakun.

Lexo po ashtu Dybala refuzon Unitedin për Interin?

Mediumi britanik The Sun pretendon se Dybala dëshiron një pagë prej 380 mijë eurosh në javë, e cila do ta shohë atë të fitonte më shumë sesa Paul Pogba në Old Trafford.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se po punohet për të zvogëluar distancën midis klubit dhe lojtarit, ndërsa Interi ka dalë përsëri si emër, ku Dybala mund ta vazhdoj karrierën. /Telegrafi/