Telegrafi

Dybala kthehet në objektivin kryesor të Pochettinos, oferta e PSG-së shumë më e lartë se ajo e Juventusit

Paulo Dybalas është një nga  lojtarët më të mirë në qarkullim, ndërsa situata e tij e paqartë për kontratën e re me Juventusin, ka bërë që klubit të shfaqin interesim. 

Lojtari është në bisedime me klubin, por marrëveshja duket ende larg, ku shtohet mundësia për ndryshimin e skuadrës.

Mediat franceze shkruajnë se sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1993, është objektivi numër një i trajnerit të ri të PSG-së,  Mauricio Pochettino.

Trajneri e kishte kërkuar me ngulm “La Joyan” edhe kur ishte në krye të Tottenhamit.

Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t’i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milionë eurosh në sezon.

Në anën tjetër klubi nga Parisi mund t’i ofrojë lojtarit 15 milionë euro neto, një shifër që Juve as që mund t’i afrohen.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka ende drojë që njëri mes Neymar ose Kylian Mbappe, mund të largohet.

Ai po mendon të bëjë një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh për Dybalan te Juve.

Në anën tjetër klubi italiane e vlerëson lojtarin diku rreth 80 milionë euro, por nëse Dybala kërkon largimin atëherë mund të shitet edhe për 70 milionë euro.

“Zonja e Vjetër” mund ta përdorë këtë shumë për të kthyer në Torino, yllin francez  Paul Pogba, që pritet të largohet në verë nga Manchester United. /Telegrafi/