Paulo Dybalas nuk i pëlqen krahasimi me Lionel Messin, pasi dëshiron të bëjë vet emër, ndërsa ka thënë se dy argjentinasit nuk kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Juventusi dhe Barcelona luajnë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe sulmuesi bardhezi shpesh është krahasuar me bashkëkombësin e tij.
“Vërtet e admiroj dhe e respektoj Messin. Ai e ka fituar shumë herë Ligën e Kampionëve dhe unë po ëndërroj që ta fitoj për herë të parë”.
“Unë luaj për Juven dhe dua të fitoj. Në fushë jemi të barabartë dhe unë do të bëj gjithçka për ta mposhtur… Por, Barcelona nuk është vetëm Messi: Edhe Neymari është në maje”.
“A jam unë Messi i ri? Njerëzit duhet ta kuptojnë se unë jam Paulo Dybala dhe dua të vazhdoj të jem ky. I kuptoj krahasimet dhe pritshmëritë nga unë prej argjentinasve, por unë nuk dua të jem ‘Messi i ri’ apo ‘Messi i të ardhmes’”.
“Ai është unik, njësoj si Maradona. Asnjëherë nuk është thënë se unë jam pasuesi i tij. Mirëpo, ai nuk flet shumë, i mban gjërat për vete, ne nuk kemi pasur raporte të mira”, ka deklaruar Dybala. /Telegrafi/