Kërkesat e Paulo Dybalas thuhet se i kanë zbehur shpresat e Juventusit se do të mund ta ndërrojë me sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku.
Dybala iu dha leja për të biseduar me Unitedin të martën pasi ata ranë dakord për një marrëveshje shkëmbimi me Juven, e cila gjë parashihte që belgu të lëvizte drejt Torinos.
Sidoqoftë, The Sun ka raportuar sot se është larg arritjes së një marrëveshje mes argjentinasit dhe Djajve të Kuq rreth kushte personale të futbollistit.
Pagat e lojtarëve të Ole Gunnar Solskjaer thuhet se janë ulur për 25 për qind pas dështimit të klubit që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Gazeta shton se 26-vjeçari po kërkon të njëjtën pagë, pavarësisht se në cilën konkurrencë evropiane luan United dhe se është “i lumtur” që të qëndrojë te italianët me pagën e njëjtë.
Ndërkohë, Sky Sport Italia raporton se lojtari po stërvit me Bianconerët dhe do të zhvillojë një bisedë rreth të ardhmes me trajnerin e ri Maurizio Sarri. /Telegrafi/