Telegrafi

Dybala: Kam raporte të mira me Icardin, është një sulmues i madh

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, gjatë një interviste për Rai Sport ka folur edhe për raportet me Mauro Icardin.

Anësori i Zonjës së Vjetër ka thënë se ka raporte shumë të mira me sulmuesin e Interit.

Messi, Icardi e Dybala në stërvitje me Argjentinën

Dybala me këtë rast nuk ka kursyer edhe fjalët e mira për Icardin, duke e cilësuar atë si një sulmues të madh zone.

“Kemi një raport të mirë, jemi njohur kur luaja te Palermo, tani kam kënaqësinë dhe fati të luaj në Përfaqësuese me atë”.

“Është një sulmues i madh, do të jetë një sfidë e bukur për golashënuesin e sezonit, edhe pse mendoj se ai ka mundësi më shumë se unë, pasi është sulmues zone”.

“Gjithsesi unë do të provojë shanset e mia”, ka thënë Dybala.

Vlen të theksohet se Dybala në këtë fillim sezoni ka shënuar 10 gola nga 18 që ka shënuar Juventusi gjithsej këtë sezon, pra 56 për qind të golave të skuadrës.

Icardi ka shënuar gjashtë gola nga 12 që i kë realizuar Interi, pra gjysmën. /Telegrafi/