Site icon Telegrafi

Dybala: Icardi ka më shumë mundësi, por unë do ta rivalizojë për golashënues

Paulo Dybala është golashënuesi më i mirë i Serie A.

Kjo ka bërë që ftohet rregullisht në kombëtaren argjentinase, aty ku luan si qendër sulmues edhe kapiteni i Interit, Mauro Icardi.

Sulmuesi zikaltër është në kuotën e gjashtë golave, përkatësisht ka katër më pak se lojtari i Juventusit.

“Unë dhe Mauro kemi marrëdhënie të mira”, tha sulmuesi anësor i kampionit italian.

“Njihemi nga koha kur luaja te Palermo, tani luajmë së bashku në kombëtare. Do të jetë një sfidë e bukur këtë vit”, shtoi argjentinasi.

Ai foli edhe në lidhje me sfidën për titullin e golashënuesit më të mirë të ligës elitare italiane.

“Ai ka më shumë mundësi, sepse luan më përpara, por unë do të luftoj deri në fund”, ka përfunduar Dybala. /Telegrafi/

Exit mobile version