Kampionati i Serie A ka shkuar në pushim, pasi kombëtaret do të luajnë në dy javët e ardhshme.
Ylli i Juventusit, Paulo Dybala është parë në Madrid, së bashku me vëllanë e tij, por edhe një mik.
Mediat kanë filluar të spekulojnë për një takim me drejtuesit e Real Madridit.
Duke e parë që Gareth Bale po largohet, klubi po interesohet për përforcime si Neymar dhe Dybala.
Argjentinasi nuk është grumbulluar nga Jorge Sampaoli dhe ditët e pushimit është duke i shfrytëzuar për të vizituar disa vende.
Vizita në Madridi, por edhe në Barcelonë, ka bërë bujë të madhe, ndërsa spekulimet nuk ndalen për kalimin e tij.
Ky lajm ka bërë që në ambientin juventin të shqetësohen, pasi Dybala shikohet si një lojtar kryesor. /Telegrafi/