Juventusi është në bisedime me agjentin Mino Raiola për rikthimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba, në klub.
Është raportuar që mesfushori francez ka dëshirë të shkojë në Torino për t’u ribashkuar me Paulo Dybala.
Pogba kaloi një vit duke luajtur së bashku me Dybalan te Zonja e Vjetër përpara se të kthehej te Unitedi në një marrëveshje me vlerë 105 milionë euro.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Pogba po “ëndërron” të luajë edhe një herë me yllin e Argjentinës, Dybala, në të njëjtën skuadër.
Dy ish-shokët e skuadrës kanë ruajtur lidhjen e veçantë që ndanë në Serie A te Juve dhe mendohet se po shikojnë mundësinë e një ribashkimi.
Pogba ka duruar një sezon zhgënjyes të goditur nga dëmtimet në Old Trafford – duke bërë vetëm shtatë paraqitje në Ligën Premier.
Hierarkia e Unitedit është ngopur gjithashtu nga forma e francezit dhe thuhet se është gati ta lejojë largimin e tij për 150 milionë euro. /Telegrafi/