Site icon Telegrafi

Dybala e pranon se dikur i kishte thënë Ronaldos se e urrente

Sulmuesi i Romës , Paulo Dybala e ka pranuar se dikur i tha ish-bashkëlojtarit të tij te Juventusit, Cristiano Ronaldos, se e urrente atë si fëmijë.

La Joya dhe Ronaldo kaluan tre vjet në Juventus dhe kishte raporte se ata nuk ishin në marrëdhënie të mira.

Megjithatë, gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN, argjentinasi zbuloi se kurrë nuk ka pasur probleme me superyllin portugez.

Lexo po ashtu Dybala do të padisë Juventusin për më shumë se 50 milionë euro

“Kam kaluar tre vite të bukura me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai shtoi diçka më shumë”, ka thënë fillimisht Dybala për DAZN.

“Ka një rivalitet të madh mes Messit dhe Ronaldos në Argjentinë. Një herë, ne po fluturonim për një lojë, unë isha ulur në pjesën e pasme të avionit dhe ai ishte pak përpara”.

“Në një moment ai erdhi tek unë, folëm për jetën në përgjithësi për një kohë dhe unë i thashë: ‘Si fëmijë, praktikisht të kam urryer’”.

“Ne kemi qeshur për këtë dhe kemi qenë gjithmonë në marrëdhënie të mira”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/

Exit mobile version