Telegrafi

Dy transferime befasuese që ndodhën në ditën e fundit – u harxhuan miliona euro për ta, klubet mezi i hoqën qafe

Afati kalimtar në ligat më të forta të Evropës është mbyllur para një jave, por së fundmi është mbyllur edhe në Arabinë Saudite.

Në ditët e fundit kanë ndodhur dy transferime të mëdha, por kjo dyshe e njohur për çmimet e tyre, do ta vazhdojnë karrierën në Katar dhe Turqi.

Bëhet fjalë për Filipe Coutinhon (31) dhe Nikola Pepen (28).

Braziliani dhe francezi prej vitesh janë në një rënie të madhe dhe duket kjo do të vazhdojë.

Coutinho ka kaluar te Al Duhail të Katarit ku do të mbajë numrin 9-të, ndërsa Pepe do të luajë në sulmin e Trabzonsporit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Kur bëhet fjalë për Philippe Coutinhon, Aston Villa nuk arriti ta largonte përgjithmonë dhe e dha në huazim njëvjeçare. E mira për klubin anglez është se Al Duhail do t’ia paguajë pagën e plotë, e cila është një nga më të mëdhatë në klub. Braziliani ka kontratë me Aston Villan deri në verën e vitit 2026.

Nikocas Pepe është një nga investimet më të mëdha të dështuara të Arsenalit. Ai është paguar deri në 80 milionë euro në gusht 2019 dhe është larguar pa asnjë kompensim.

Çfarë tjetër është interesante… Për dy lojtarët në transferimet e tyre dhe pagat klubet kanë shpenzuar 278 milionë euro. /Telegrafi/