Telegrafi

Dy të arrestuar, dyshohet se vodhën 12 telefona në një lokal në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit në një lokal në Podujevë kanë vjedhur 12 telefona.

Rasti ka ndodhur më 17 janar në ora 04:10 në Podujevë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung që dyshohet se është vjedhur në lokalin mobil shop”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/