Site icon Telegrafi

Dy skuadrat evropiane e duan transferimin e Paquetas nga Milani

Milani thuhet se po e planifikon shitjen e Lucas Paquetas me të përfunduar ky edicion.

Rossonerët nuk janë të kënaqur me formën që ka treguar mesfushori dhe besohet se janë të hapur që të shesin atë.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Fiorentina dhe Benfica duan të transferojnë Paqueta, nëse Milani vendosë përfundimisht për shitjen e tij.

Por, skuadra nga qyteti i Milanos mund të bëjë një marrëveshje shkëmbimi me portugezët, duke i kërkuar shërbimet e Florentino Luisin.

Nëse skuadra italiane i merr shërbimet e Florentinos, atëherë do ta lë Paquetan të largohet nga San Siro.

Në rast se nuk ndodhë marrëveshja për shkwmbim, atëherë Milani do kërkojë 40 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version