Site icon Telegrafi

Dy skuadra spanjolle dhe një italiane interesohen për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Vedat Muriqi është duke u kërkuar nga një numër i madh i skuadrave, pas sezonit të shkëlqyer që kaloi te Rizespor.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në sezonin që sapo lamë pas ka arritur të shënojë 12 gola dhe tetë asistimeve, duke arritur kështu që të marrë vëmendjen e një numri të madh të skuadrave.

Në Itali, SPAL-i po e kërkon transferimin e Muriqit, por është sulmuesi shqiptar që nuk dëshiron të transferohet në Serie A.

Bomberi i Përfaqësues së Kosovës është poashtu edhe në radarin e dy skuadrave nga Spanja si, Levante dhe Celta Vigo.

Lexo po ashtu Muriqi falënderon të gjithë pas një super sezoni në Superligën e Turqisë

Por, Muriqi është duke e kërkuar transferimin te Fenerbahce, ndërsa në ditët në vazhdim mund të pritet zyrtarizmi i tij te rivali i Rizespor. /Telegrafi/

Exit mobile version