Gjatë ditës së sotme u raportua se një bllok apartamentesh në Kiev të Ukrainës ra pre e një goditjeje.
Autoritetet tani e kanë konfirmuar se dy persona janë vrarë si pasojë e këtij incidenti, transmeton Telegrafi.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se gjashtë persona u lënduan rëndë.
Ndërtesa në Kiev sipas raportimeve të medieve botërore besohet të jetë goditur nga një raketë.
Ndër të tjerash, pamje nga kënde të ndryshme kanë kapur momentin tronditës. /Telegrafi/