Dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme që rregullon edhe përdorimin e dinarit serb. Përderisa në Bruksel po vazhdojnë diskutimet mes palëve, të hënën ndërmjetësi evropian në dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak është treguar optimist se e enjtja mund të sjell një zgjidhje në këtë temë.
Ndalimi i dinarit serb si monedhë e përdorshme në Kosovë, ani pse se i rregulluar me një vendim tashmë, sërish vazhdon të jetë temë në tryezën e diskutimeve në Bruksel.
Për të edhe njëherë tjetër do të takohen pala kosovare e serbe ku do të rishpalosen propozimet nga dy kryenegociatorët, Besnik Bislimi i Kosovës dhe Petar Petkoviq i Serbisë.
E ndërmjetësi Miroslav Lajcak në reagimin e tij është treguar optimist këtë fillim javë.
Miroslav Lajçak Diplomati i BE-së shtoi se se java para pushimit të Pashkëve ka qenë një javë e shkurtër edhe pse intensive.
“Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Në fund konkluduam se do të nevojitet një takim tjetër .Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë diferencën e mbetur të enjten”, tha Lajçak.
Po aq optimizëm në Kosovë ka edhe politologu Fidak Ukaj, që vlerëson se e enjtja do të sjellë një dakordim mbi këtë çështje.
“Nga optimizmi që e pamë nga z.Lajcak duket se ai ka marr një akordim nga palët, dhe mendoj se do të ketë një zgjidhje nga takimi I radhës mund të shihet a e ka pas Serbia me të vërtetë me i ndihmu komunitetit serb në Kosovë apo, dëshiron me e problematizu si çështje politike”, tha ai, për RTV Dukagjini.
Por, analisti politik hedh një përgjegjësi të madhe të zv.ministri Bislimi, që sipas tij është tepër i rezervuar me gjithçka që po bisedohet në Bruksel për çështjen e dinarit.
Dibran Hoxha Analist shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi akoma nuk e ka sqaru pozicionin e tij se pse do duhej që ai të shkonte në Bruksel në nivel përfaqësimi ‘de facto’, kur çështja ka të bëjë me një institucion të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.
“Për çka duhet me negociu, për përafrim të pozicioneve, dhe çfarë pozicione janë ato. Duhet me na e tregu z. Bislimi qëllimin e shkuarjes atje. Sepse ata vetë na kanë thanë që nuk negociojnë për vendime sovrane”, tha Hoxha.
Takimi i parë mes palëve për këtë çështje kishte çuar në Bruksel guvernatorin e BQK-së e i cili takoi kryenegociatori serb, format i cili u kritikua në Prishtinë.
Por, në takimet e tjera atje ka shkuar Besnik Bislimi pavarësisht deklaratave se kjo çështje nuk do të arrijë të bëhet nga teknike në politike. /Dukagjini/