Site icon Telegrafi

Dy gjigantët turq vihen pas Mandzukic, në horizont edhe rikthimi në Itali

Mario Mandzukic mund të kthehet në Serie A, por edhe klubet si Fenerbahce dhe Galatasaray janë mundësi e mundshme për sulmuesin e Al-Duhail.

Kroati u transferua në Katar në janar si lojtar i lirë pas katër vjet e gjysmë të kaluar në Juventus.

Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021, por tashmë ka zëra që 34-vjeçari është i gatshëm të ikë nga Katari.

Sipas Calciomercato.it, një rikthim në Serie A mund të jetë në horizont, por klubet nga Turqia, si Galatasaray dhe Fenerbahce janë shumë të interesuar për të.

Sa për Itali, Milani ka qenë klubi që i ishte afruar Mandzukicit para se të zgjidhte kalimin te Al-Duhail.

Zlatan Ibrahimoviç që pritet të largohet këtë verë dhe kjo mund t’i hap një mundësi për të luajtur në San Siro. /Telegrafi/

Exit mobile version