Telegrafi

Dy gjigantët evropianë të gatshëm ta transferojnë Rabiotin pas largimit nga Juventusi

Mesfushori francez, Adrien Rabiot mund të transferohet tek Real Madridi ose Milani pas largimit nga Juventusi si lojtarë i lirë.

Koha e Rabiotit tek Juventusi mori fund pasi ylli francez refuzoi të nënshkruajë kontratë dy vjeçare të vlefshme prej 7.5 milionë eurosh plus bonuset për sezon, sipas Gazzetta dello Sport.

Mesfushori tani do të largohet si lojtar i lirë dhe duket se do të ketë disa opsione sa i përket destinacionit të tij të ardhshëm.

Madridi mund të bëjë një lëvizje për Rabiotin diçka që do të bënte atë të ribashkohej me Carlo Ancelottin edhe një herë tjetër. Tekniku italian ia dha Rabiotit debutimin kur dyshja punuan së bashku tek PSG-ja dhe Madridi thuhet se është një opsion.

Lexo po ashtu Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd

Megjithatë, Rabiot mund të mbetet në Itali. Milani ka qenë në kontakt me nënën e tij Veronique, e cila vepron gjithashtu si agjentja e tij, por mund të kenë vështirësi ta përballojnë pagën e tij.

Juventusi tashmë ka bërë disa lëvizje për ta përforcuar mesfushën duke transferuar dyshen Douglas Luiz dhe Khephren Thuram para se t’i japin lamtumirën Rabiotit.

Francezi ka qenë i ngarkuar me ‘Gjelat’ në Euro 2024, duke i ndihmuar ata të arrijnë deri në gjysmëfinale, por tani është i lirë që të vendosë për klubin e tij të ardhshëm para fillimit të sezonit të ri./Telegrafi/