Site icon Telegrafi

Dy gjigantët e futbollit evropian pas Berat Gjimshitit, Milan dhe Ajax interesohen për shqiptarin

Berat Gjimshiti(Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti ka përfunduar së fundmi në radarët e dy gjigantëve të futbollit, Milan dhe Ajax.

Mediumi italian “Tuttomercatoweb” shkruan se 27-vjeçari po studiohet si mundësi për klubet e njohura si Milan dhe Ajax.

Emri i tij pëlqehet te të dyja klubet, por lojtari është ende nën kontratë me Atalantan deri në vitin 2022.

Berat Gjimshiti. (Photo by Robbie Jay Barratt – AMA/Getty Images)

Futbollisti shqiptar ka spikatur në dy sezonet e fundit për klubin italian duke arritur rezultate të mëdha si në Itali ashtu edhe në Evropë, ku sezonin e kaluar arriti deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Atalanta mund të vendos të mos futet fare në bisedime, pasi lojtari është një nga mbrojtësit kryesor, ndërsa është ftuar edhe për ndeshjen që zhvillohet të mërkurën ndaj Lazios.

Berat Gjimshiti (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Afati kalimtar mbyllet me 5 tetor dhe deri atëherë mund të ketë të reja rreth Gjimshitit. /Telegrafi/

Exit mobile version