Telegrafi

Dy gjigantët anglezë në garë për Achraf Hakimin, kërkojnë të përfitojnë nga vështirësitë financiare të Interit

Arsenali dhe Chelsea e kanë për synim që ta ofrojnë mbrojtësin e Interit, Achraf Hakimi.

The Telegraph shkruan se dy klubet e Ligës Premier po e ndjek marokenin dhe shpresojnë që të sigurojë shërbimet e tij pasi klubi Nerazzurrë po has në vështirësi financiare.

E ardhmja e pasigurt e pronarëve të Interit ka shtyrë klubet të monitorojnë situatën e lojtarëve përpara hapjes së tregut të transferimeve të kësaj vere.

Arsenali dhe Chelsea thuhet se janë në garë për të marrë Hakimin këtë verë, pasi ish-mbrojtësi i Real Madrid mund të shitet për të mbledhur fonde.

Hakimi thuhet se ishte afër nënshkrimit për një klub të Ligës Premier verën e kaluar, por gazeta angleze insiston që kjo mund të ndodh këtë verë.

Hakimi kaloi te Interi për 40 milionë euro verën e kaluar, shumë që ende nuk janë paguar nga klubi italian./Telegrafi/