Georgina Rodriguez hyri në fushë në Millenium Stadium në Cardiff, në fund të finales së Ligës së Kampionëve për të festuar me të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo.
Portugezi e fitoi garën më të madhe evropiane, ndërsa në festë atë e shoqëruan nga afër edhe e dashura, djali dhe nëna.
Georgina e ka publikuar një fotografi në Instagram nga festa në Cardiff, ku ka pozuar me CR7 dhe djalin e tij, Cristiano Ronaldo Jr.
“Dy dashuritë e mia”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Real Madridi e mposhti Juventusin me rezultat 4-1 të shtunën mbrëma. /Telegrafi/