Mbrojtësi i Holandës, Denzel Dumfries pati një reagim befasues kur u pyet për vendimin e diskutueshëm të penalltisë së Anglisë mbrëmjes e së mërkurës.
Anglia mundi Holandën me rezultat 2-1 të mërkurën për të vendosur një përballje përfundimtare në finale kundër Spanjës në Berlin të dielën mbrëma.
Xavi Simons hapi rezultatin me një goditje të fortë nga distanca e largët përpara se Tre Luanët të barazonin me Harry Kane nga penalltia.
Kane fitoi penalltinë pas një përplasjeje me Dumfries, i cili tentoi të bllokonte goditjen e sulmuesit, por në vend të kësaj e goditi atë në këmbë.
Gjyqtari gjerman, Felix Zwayer rishikoi incidentin në VAR përpara se t’i jepte Anglisë një penallti, e cila u diskutua nga të gjithë.
Zëvendësuesi i pjesës së dytë, Ollie Watkins shënoi golin e fitores në minutën e 90-të dhe zbuloi se e kishte parashikuar saktë se çfarë do të ndodhte.
Dumfries foli gjithashtu për mediat pas ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024 dhe ndau mendimet e tij për incidentin e penalltisë me Kane.
Ai tha se nuk e ka bërë me ‘qëllim’ dhe merr të gjithë ‘përgjegjësinë’ për momentin.
“Unë marr të gjithë përgjegjësinë për momentin e penalltisë. Nuk e bëra me qëllim. Thjesht doja të bllokoja goditjen”, ka thënë Dumfries. /Telegrafi/