Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku i dhanë fund beqarisë mbrëmë (e premte) në një dasmë madhështore në Pallatin Mbretëror, në Tiranë.
Ata dhanë betimin e tyre se do ishin përgjithmonë bashkë në të mirë e në të keq, ndërsa duartrokitjet e të pranishmëve nuk munguan.
Në këtë dasmë nuk kanë munguar edhe shumë prej figurave të njohura publike.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Ardit Gjebrea, Aurela Gaçe, Greta dhe Eni Koçi, Rezarta Shkurta, Sinan Hoxha, Capital T, Lori Hoxha, e Samanta Karavella, janë disa nga të famshmit, të cilët ishin të pranishëm në këtë mbrëmje.
Ata dukeshin mjaft elegantë dhe me klas, teksa i kishin kushtuar mjaft rëndësi kujdesit ndaj veshjes.
Më poshtë ju prezantojmë me dukjen e disa prej yjeve në dasmën e mbrëmshme të këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit Bes Kallaku. /Telegrafi/