Kosova dhe Shqipëria mund të quhen lirisht si burimi i talenteve të artit.
Kjo, pas tregu ynë muzikor numëron shumë këngëtare të suksesshme, disa prej të cilave ia kanë dalë të bëjnë emër edhe në tregun ndërkombëtar.
Disa e shijojnë suksesin në trevat shqiptare duke zhvilluar karrierën këtu, e disa e shijojnë jashtë kufijve, por sido që të jetë kanë një të përbashkët.
Shumica e këngëtarëve tona kanë kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë në Kosovë.
Ato dukeshin shumë më ndryshe kur ishin të vogla, si në pamje, ashtu edhe në stil, ndërsa dëshira për muzikën te disa vërehet edhe në fotografitë e fëmijërisë.
Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, sjellin imazhet nga fëmijëria të këngëtareve Adelina Ismaili, Rita Ora, Dua Lipa, Luana Vjollca, Dafina Zeqiri, Xhensila Myrtezaj, Genta Ismajli e Dhurata Dora.
Ashtu siç duken sot, edhe në fëmijërinë e tyre, këngëtaret tona dukeshin të bukura. /Telegrafi/