Ka tash e sa muaj që këngëtarja Dua Lipa është ndarë nga ish-i dashuri i saj, kuzhinieri Isaac Carew.
Ajo ka nisur tashmë një lidhje të re me Anwar Hadid, i cili është vëllai i motrave të famshme modele: Gigi dhe Bella Hadid.
Dyshja madje gjatë muajit gusht ishin së bashku në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Duas, Dukagjini.
E kur jemi te ky i fundit, duket se frontmeni i grupit “ODA” ruan ende raporte të mira me ish-të dashurin e vajzës së tij.
Kjo është dëshmuar nga një fotografi e fundit që Isaac Carew ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke njoftuar se ka blerë një shtëpi të re, teksa është në renovim e sipër të saj.
Në hapësirën për komente, aty shihet se nuk mungon komenti i Dukagjinit, i cili e uron për blerjen e tij të re.
“Urime mik, shumë i lumtur për ty”, ka qenë komenti i babait të këngëtares, që ka marrë pëlqimin dhe falënderimin nga Isaac.
Kështu, Lipa ka treguar se ka ende raporte të mira dhe miqësore me ish-dhëndrin e tij. /Telegrafi/