Lajmi për sanksionet ndaj Roman Abramovich dhe Chelsea nuk duhet të shqetësojë Interin , pasi raportohet se tarifa e transferimit të Romelu Lukakut tashmë është paguar.
Mbretëria e Bashkuar njoftoi sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë si pjesë e pasojave ekonomike të pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë edhe pronarin e Chelseat, Abramovich.
Asetet e tij në Mbretërinë e Bashkuar janë ngrirë, kështu që klubi nuk mund të kryejë asnjë transfertë parash, të negociojë kontrata të reja apo as të shesë bileta të reja.
Tifozët e Interit ishin të shqetësuar, pasi kjo mund të nënkuptojë gjithashtu se pagesa e klubit zikaltar për transferimet ekzistuese mund të vihen në dyshim, veçanërisht 113 milionë euro plus bonuset për blerjen e Lukakut.
Sipas Calciomercato.com, kjo nuk do të jetë problem sepse Interi tashmë ka marrë shumën e plotë.
Fillimisht Chelsea kishte rënë dakord për kushtet dhe do të paguante tarifën e plotë të transferimit në disa këste.
Por, Interi iu drejtua një agjencie dhe mori paratë në vlerë pak më të vogël, duke i dhënë mundësoi klubit një injeksion të menjëhershëm në mënyrë që ata të mos prisnin paratë nga Chelsea. /Telegrafi/