Telegrafi

Dua shkëlqeu edhe me veshjen e saj në AMA

Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Dua Lipa ka bërë edhe një ‘deklaratë mode’ gjatë parakalimit në tepihun e kuq në edicionin e sivjetmë të American Music Awards.

Autorja e shumë hiteve, e cila është shndërruar në bionde, kishte vendosur që t’i lidhte flokët bisht gjatë daljes para fotoreporterëve.

Lexo po ashtu Lista e fituesve në 'American Music Awards 2019'

Ndërkaq, për veshje kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë rozë, të hapur në pjesën e sipërme dhe në pjesën e këmbës.

Bukuroshja shqiptare gjatë parakalimit në tepihun e kuq (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme shqiptare ishte edhe një prej interpretuesve në skenën e Microsoft Theater të Los Angelesit, ku e interpretoi hitin “Don’t Start Now”, me një performancë dhe koreografi të fuqishme.

Njëherësh, ajo tërhoqi vëmendje edhe kur u shfaq në këtë eveniment e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, me të cilin shkëmbyen një puthje pata fotoreporterëve. /Telegrafi/

Dukja e Dua Lipës (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

 

Dua Lipa (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for dcp/Guliver)

 

Anwar Hadid dhe Dua Lipa shkëmbyen një puthje në AMA (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)