Dua Lipa ka bërë edhe një ‘deklaratë mode’ gjatë parakalimit në tepihun e kuq në edicionin e sivjetmë të American Music Awards.
Autorja e shumë hiteve, e cila është shndërruar në bionde, kishte vendosur që t’i lidhte flokët bisht gjatë daljes para fotoreporterëve.
Ndërkaq, për veshje kishte zgjedhur një fustan të gjatë ngjyrë rozë, të hapur në pjesën e sipërme dhe në pjesën e këmbës.
Këngëtarja e famshme shqiptare ishte edhe një prej interpretuesve në skenën e Microsoft Theater të Los Angelesit, ku e interpretoi hitin “Don’t Start Now”, me një performancë dhe koreografi të fuqishme.
Njëherësh, ajo tërhoqi vëmendje edhe kur u shfaq në këtë eveniment e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, me të cilin shkëmbyen një puthje pata fotoreporterëve. /Telegrafi/