Site icon Telegrafi

Dua Lipa vazhdon të shkëlqejë në Kanë

Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, ka disa ditë që po qëndron në Kanë, për festivalin e famshëm të filmit.

Ajo u prezantua me një fustan glamuroz në tapetin e kuq të eventit “amFAR”, i cili u organizohet në mbështetje të të prekurve nga sëmundja e AIDS.

Fustani i kuq i hapur, bëri që këngëtarja shqiptare të bëjë diferencën në tapetin e kuq, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Lexo po ashtu Dua Lipa e mrekullueshme në të kuqe, në Festivalin e Kanës

Ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese edhe në para-ndejën e “amfAR”, teksa kishte veshur një këmishë të kombinuar me geta të zeza, që vnin në pah linjat e saj trupore.

Ndërkohë, së fundmi, Dua publikoi një tjetër fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku u shfaq tejet elegantedhe tërheqëse veshur me një fustan të shkurtër, plot shkëlqim.

“Mendoj se e kuqja ishte tema ime për këtë natë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version