Site icon Telegrafi

Dua Lipa vazhdon të mahnitë me paraqitjet me stil, teksa fansat mendojnë se ajo ka humbur shumë peshë

Ajo kohët e fundit festoi ditëlindjen e 26-të në mesin e shoqërisë dhe të dashurit të saj, Anwar Hadid.

Dhe pasi ndau me ndjekësit shumë fotografi nga festimet e saj në Instagram, Dua Lipa ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me disa imazhe të reja në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Break My Heart” u kthye në stilin e viteve ’90, ndërsa pozoi e veshur me një palë xhinse të mëdha dhe një bluzë në formë fluture.

Duke u shfaqur me këtë veshje mjaft të ekspozuar, Dua vuri në dukje linjat e saj trupore të cilat janë për t’u pasur zili.

Lexo po ashtu Dua Lipa tregon stilin e saj të çuditshëm rrugëve të Londrës, ndërsa shoqërohet nga i dashuri dhe kunata e saj

Ndërsa xhinset e saj të gjera theksonin ijet e saj, pjesa e sipërme e Duas dukej më e dobët, me bluzën në formën e fluturës.

Duke treguar pa hezitim tatuazhet që ajo ka në krahun e saj, Dua e kompletoi pamjen e saj me pirgje byzylykësh dhe unazash.

Ajo i kishte kapur flokët e saj të zeza në stilin e dy bishtalecave të lëshuar anash.

Talentja me prejardhje nga Kosova grumbulloi mbi 2.3 milionë pëlqime në postimin e saj, në mbishkrimin e së cilit ajo vendosi disa emoji fluturash.

Kjo vjen pasi ajo kohët e fundit u kthye në Mbretërinë e Bashkuar me të dashurin model Anwar Hadid, 22 vjeç, pasi festoi ditëlindjen e saj me të, motrën e tij të famshme Bella Hadid dhe miqtë e tjerë të saj.

Dua shijoi një qëndrim në fshat me më të afërmin dhe më të dashurin e saj dhe u tha fansave se ajo po “ndjente dashurinë”, pasi falënderoi ata që i dërguan urimet e saj të ditëlindjes në ditën e saj të veçantë.

“Duke hyrë në vitin e 26 -të, kam dashur shumë – faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes!”, shkroi ajo së bashku me një seri fotografish nga festa e saj e ditëlindjes, duke përfshirë një moment të veçantë në raportet me të dashurin.

Ajo dhe Anwar janë takuar që nga qershori i vitit 2019 dhe Dua ka thënë se ndihet ‘më e rehatshme’ në marrëdhënien e saj me Anwarin sesa në ndonjë nga romancat e saj të mëparshme.

Duke folur për revistën Rolling Stone për lidhjen e saj, Dua zbuloi: “Unë jam shumë komode në lidhje, më shumë se të tjerët”.

Dua – e cila e kaloi periudhën e izolimit me Anwarin në fermën e familjes së tij në Pensilvani në ShBA – foli gjithashtu për partnerin e saj në një intervistë të fundit për “British Vogue”.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ tha se ajo përpiqet të balancojë ‘të qenurit kaq e emocionuar dhe e dashuruar’, ndërsa sigurohet që ta mbajë romancën e çiftit sa më private. /Telegrafi/

Exit mobile version