Në skenën e edicionit të sivjetmë të festivalit të popullarizuar italian, Sanremo, ka performuar edhe shqiptarja e famshme, Dua Lipa.
24-vjeçarja e elektrizoi skenën gjatë interpretimit të të premtes mbrëma duke tërhequr vëmendje të madhe me veshjen e saj. Ajo kishte veshur një fund të zi të shkurtër, të ndërthurur me dorezat dhe të brendshmet me material sateni në pjesën e sipërme.
Dua zgjodhi ta interpretonte këngën “Don’t Start Now” që është lansuar në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja i ka publikuar disa fotografi nga performanca e saj, ndërsa në përshkrim e ka falënderuar festivalin.
Kujtojmë që Dua nuk ishte shqiptarja e vetme në ‘Sanremo 2020’, pasi në këtë edicion ka prezantuar moderatorja e mirënjohur shqiptare, Alketa Vejsiu. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=lG8L_MVRRjo