Disa prej artistëve botëror kanë arritur në Prishtinë, ku do të perfomojnë në kuadër të “Sunny Hill Festival”.
Një prej tyre është këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila gjatë ditës së djeshme ka ardhur vendlindje e shoqëruar me të dashurin e ri, Anwar Hadid.
Bukuroshja jonë ka dhënë një intervistë para nisjes së festivalit, organizator i së cilit është baba i zeshkanes, Dukagjin Lipa.
Ajo ka pohuar se ndihet e lumtur dhe krenare që po mund të ndihmojë të rinjtë e vendit të saj, ku ka talente të shumta.
“Faleminderit që po na jepni ndihmesë që të bëjmë festivalin në Prishtinë. “Sunny Hill Academy” ka qenë një ëndërr e madhe që të rinjtë të vijnë në shprehje talentin e tyre dhe kjo do të jetë një bazë për t’u jap mundësi atyre. Tash po e shoh që po bëhet realitet dhe ndihem krenare. Ne kemi ëndërruar gjëra të mëdha. Ky është projekt i madh”, ka pohuar ajo.
Kujtojmë se 23-vjeçarja ka zgjedhur që të këtë vit të mos të paraqitet në skenë duke zgjedhur që të jetë vetëm si mysafire dhe do ta përcjell si fanse koncertet e kolegëve.
Ndryshe, Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi si dhe shumë këngëtarë të tjerë do të paraqiten para publikut shqiptar në Prishtinë. /Telegrafi/