Telegrafi

Dua Lipa fillon intervistën me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Dua Lipa, Dukagjiin Lipa dhe Shpend Ahmeti (Foto: Facebook)

Sonte (e diel), ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ka nisur intervista mes Dua Lipës dhe Shpend Ahmetit.

Tashmë ka filluar të mbahet intervista në të cilën Dua do të parashtrojë pyetje kryetarit, të cilat i kanë dërguar në adresën elektronike në të cilën ajo e publikoi në Facebook.

Intervista tashmë është duke u transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës për të gjithë njerëzit të cilët dëshirojnë ta shikojnë atë.

Fillimisht ata kanë folur për festivalin “Sunny Hill”, fondacionin e tyre dhe planet e mëtutjeshme për verën e cila po vjen.

Lidhja e drejtpërdrejt mes palëve ka arritur afro 10 mijë shikues dhe po komentohet shumë nga shqiptarët ./Telegrafi/