Bashkë me sukseset në karrierë, Dua Lipa sot feston edhe ditëlindjen Këngëtarja me origjinë nga Kosova Dua Lipa, këto ditë pati shumë arsye për të festuar, kjo falë suksesve të saj në karrierë.
Ajo më hitin e saj “New Rules” është ngjitur në vendin e parë në top listat e kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, me ç’rast i jep fund një mungese të gjatë solo artisteve femra që ngjiten në majat e top listave.
Hera e fundit kur një këngëtare ishte në pozitën e parë në “Official UK Charts” ishte para dy vjetësh kur Adele më këngën “”Hello kishte zënë pozitën e parë. Ndërkaq sot Dua ka edhe një arsye tjetër për të festuar. Është ditëlindja e saj. Lipa mbush 22 vjet. Ajo u lind më 22 gusht të vitit 1995 në Londër nga prindërit shqiptar Dugagjin dhe Vera Lipa, të cilët u larguan nga Koosva në vitin 1990.
E rritur nën tingujt e këngëve të babait Dugit i cili ishte solist i grupit “Oda”, Dua ushqeu dashurinë për muzikën, profesion ky i cili po i sjell sukses në botë, duke bërë që edhe vend i origjinës së saj Kosova, të ndihet krenar më të.
Dua debutoi në Angli me këngën “New Love”, para dy vjetësh , ndërsa album i saj i parë i vetëemëruar Dua Lipa u lansua më 17 qershor të këtij viti. Menjëherë pas publikimit ky album shënoi sukses, u bë pjese e listës së gjatë të “Billboard top 200”, kurse një ditë pas publikimit u pozicionua në vendin e parë në iTunes në Angli. /21Media/Telegrafi/